Sport

Evis Kushi për Armand Dukën: Ky po jep kontribut të madh për futbollin

Uniforma Ime” është projekti më i fundit i Federatës Shqiptare të Futbollit, i cili dështoi që në nisje të tij në eventin e thirrur në “Air Albania”.

Nga ky projekt sipas propagandës së FSHF-së do të përfitojnë uniforma dhe materiale sportive 15 mijë futbollistë.

Ditën e djeshme Gazeta TemA, raportoi nga burime të sigurta nga pjesëmarrësit në evenet se gjithça aty ishte një fars.

Kjo pasi shumica e fëmijeve të thirrur me urdhër nga rrethet nuk u pajisën me bazat materiale, ndryshe nga çfarë u ishte premtuar.

Me baza materiale u pajisën vetëm fëmijët nga kryeqyteti.
Pjesë e kësaj farse ishte dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi.

Ajo ka falënderuar Federatën Shqiptare të Futbollit për këtë kontribut për të rinjtë, si dhe për bashkëpunimin e mirë me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, si dhe me qeverinë shqiptare.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania