Shkrime

Ju që drejtoni gishtin që Basha është i shitur tek Rama, pse nuk merreni vetë ju me Ramën?

ERALD SHULLA
Tashmë është trendy, kur politika dhe medias të paguar prej saj i shterojnë argumentat e nuk kanë çfarë të bëjnë e të thonë, i fusin një të marrme me Bashën. Kjo duket se i plotëson, i bënë të ndihen mirë, bukur dhe trendy.
Basha ka dhënë dorëheqje o miq, edhe pse e vonuar prej tijë, ai është dorëhequr nga kreu i opozitës duke marrë mbi supe jo vetëm gabimet e veta si kreu i PD, por të gjitha gjynahet 32 vjeçare të çdo lloj mëkatari që abuzoi me elektoratin e djathtë, që sot spërdridhen ekraneve si të pastruar nga mëkatet, e të falur nga Papa.
Ky shtator nuk është asgjë më shumë se De Javu e shtatorit 2021, të njëjtat fjalë, të njëjtat sulme e për të njëjtat çështje.
Ju që drejtoni gishtin që Basha është i shitur tek Rama, pse nuk merreni vet ju me Ramën? Çfarë ju pengon?
Ju pseudo politikan, a keni guximin të merreni me problematikat reale të qytetarëve?
A prodhoni dot politika të pëlqyeshme dhe të jeni interesi i qytetarëve?
Çmimet e larta dhe të ardhurat e ulta janë problemi kryesor i qytetarëve, i zgjidhni dot?
A keni alternativa?
A ndryshon jetesen qytetareve debati 5 vjecar i ka paguar Basha parat apo jo per lobim?
Lerini keto budalliqe, behuni serioz, se nuk ka me sherbim te madh per pushtetin e Edi Rames se nje opozite karagjoze që merret 1 vite e lagu apo nuk e lagu.
Basha iku, a shkoni dot pertej Bashes? Sepse nuk po beni asgje me shume se opozita e tije.
Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania