Politike

Meta: Ka një luftë të mafies me mua, s’më kërcet fare!

Kryetari i zgjedhur i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se ndaj tij ka një luftë të mafies, ku instrumetn është edhe kryeministri Edi Rama.

I pyetur për hetimet e hapura ndaj tij në SPAK, Meta tha se nuk e ka problem nës e e hetojnë, ndërsa kreut të SPAK, Arben Krajës i uroi suksese në këtë hetim.

“Ka një luftë të qartë të mafies me mua, dhe unë e bëj këtë luftë me shumë qejf, s’më kërcet fare për ta. Edi Rama është një element i kësaj loje, do të bëhet edhe kurbani. SPAK-u të hetojë ku të dojë gjithë ditën, në Amerikë, në Shqipëri, s’ka asnjë problem. Ne nga këto hetime faktike që i kemi me vulë dhe firmë për aferat e Edi Ramës, do t’i shkojmë deri në fund”, deklaroi Meta.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania