Aktualitet

‘Terminal i ri’ pasagjerësh në Tiranë me vlerë 820 milionë lekë

Terminali Verior i Transportit Publik në Tiranë do t’i nënshtrohet transformimit. Bashkia e Tiranës ka nisur procedurat e tenderit me fond limit 820 milionë lekë për transformimin e terminalit që ndodhet te mbikalimi i Kamzës. Projekti parashikohet të realizohet brenda 24 muajve, në një sipërfaqe 50 mijë metra katrorë.

Ndërtimi i këtij terminali ka si qëllim sistemimin e autobuzëve që realizojnë mbulimin e shërbimit të transportit të linjave për jugun, Shqipërinë qendrore dhe veriore, si dhe ato ndërkombëtare që kryejnë itineraren e hyrje-daljeve nëpërmjet akseve Tiranës-Durrës dhe Tiranë-Kamëz.

Veç parkingut të ri për autobuzët parashikohet të ndërtohet një godinë 1 kateshe ku do të përfshihet biletaria, hapësirat tregtare dhe hapësirat e qendrimit të pasagjerëve. Krahas godinës 1 katëshe, do të ndërtohet edhe një kullë kontrolli, 3 kateshe.

Ky Terminal ka aktualisht një kapacitet të përbërë prej 30 vende nisje për zonën e jugut; 19 vende nisje për zonën e veriut; 5 vende të destinuara për zbritjen e pasagjerëve dhe 45 vende të destinuara për parkim. Aktualisht në zonën e jugut operojnë gjithsej 33 destinacione, ndërsa për zonën e veriut operojnë 17 destinacione.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania