Sulmi kibernetiki/ Zbardhet mesazhi i hakerave
Ky është imazhi që i shfaqet Policisë te sistemi TIMS, pasi u hackerua sërish dje. Dosja.al ka mwsuar se mesazhi është shfaqur rreth orës 20:00 në disa kompjutera.
Po në këtë orë policia kishte marrë informacion se do mbërrinin në Rinas dy shtetas iranian të cilët do duhet te verifikoheshin e ktheheshin pas.
“Shqipëria ende po paguan për aktet terroriste të kultit MEK në Durrës. Dhe kjo lojë do të vazhdojë”, shkruhet në sistem.
Prej mbrëmjes së djeshme pikat kufitare kanë rënë në një sulm kibernetik pas të cilit sipas qeverisë fshihet sërish Irani. Nga ora 20:00 e mbrëmjes së djeshme u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar u ishte shkruar “Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK”. Ditën e sotme kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi. Kreu i ekzekutivit u shpreh se po punohet me aleatët që sistemet të mbetën të pa penetrueshme nga sulmet.