Sport

Icardi ka një premtim për tifozët e Galatasaray-t: Dua të shënoj sa më shumë gola!

Vend i ri, aventurë e re. Pas PSG-së, Mauro Icardi tenton të rikthehet në nivelet më të larta me fanellën e Galatasaray. Sulmuesi argjentinas u prezantua duke folur në rrjetet sociale të klubit, duke ndarë ndjenjat e tij që nga momenti kur mbërriti në aeroport, ku u prit si një lojtar i madh.

“Dua të falënderoj tifozët që më bënë këtë pritje të bukur. Unë dhe familja ime ishim shumë të impresionuar. Ishte një pritje e pabesueshme. Më bëri shumë përshtypje që ata treguan një dashuri të tillë sapo mbërritëm. Kam marrë shumë oferta këtë verë. Ne patëm biseda të gjata me zotin Erden. Si rezultat, erdha këtu. Ai bëri gjithçka që mundi. Jam shumë i lumtur që më në fund jam këtu”.

Ai ka një kujtim nga stadium i Galatasaray-t: “Kur luaja për PSG-në, erdha këtu dhe shënova një gol në këtë stadium. Tani që do luaj me këtë fanellë, shpresoj të vazhdoj të shënoj dhe të ndaj gëzimet e mia me tifozët”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania