AktualitetPolitike

Meta akuzon Ramën: Kush mban përgjegjësi për këtë mungesë kontrolli?

KAON

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për ndërtimet pa leje.

Përmes një postimi në “Facebook”, Meta ka listuar faktet se Rama ka qenë dhe është i vetmi përgjegjës për këtë që po ndodh me ndërtimet në vend.

Gjithashtu, ish kreu i shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e cila do të mbahet ditën e martë n orën 18:00 te inceneratori i Tiranës.

“Ky është shtatori i dhjetë që Edi Rama është Kryeministër dhe ende dëgjojmë për “aksione” kundër ndërtimeve pa leje.

Kush i ka lejuar këto ndërtime pa leje në këto 10 vite?

Kush mban përgjegjësi për këtë mungesë kontrolli të territorit sidomos këto katër vitet e fundit kur të gjitha bashkitë i takojnë Rilindjes?

Koha për të shporrur një Qeveri të paligjshme të votave të vjedhura e të blera! Koha për t’i dhënë fund paligjshmërisë si sistem!

Koha për t’i dhënë fund pengmarrjes së qytetarëve dhe biznesmenëve për qëllime shantazhuese dhe elektorale!

Të martën, në ora 18:00, takohemi te “kryevepra” e paligjshmërisë dhe korrupsionit, atje në vendngjarje te inceneratori i Tiranës!”, shkruan Meta.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?