Aktualitet

Rama ndan pamje nga godina e re e kontrollit teknik të mjeteve

KAON

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot fotot nga ambientet e reja të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Ai thotë se më parë gjysma e automjeteve të Shqipërisë, kolaudoheshin në një godinë me kushte skandaloze, e ku shoferët i mbysnin me tarifa të kripura.

Sipas tij tashmë ky shërbim është zhbërë dhe kryhet në mënyrë të rregullt në ambientet e reja të DPSHTRR.

“Gjysma e automjeteve të Shqipërisë, kolaudoheshin në nevojtoren automobilistike të Tiranës, ku një konçesion nga ata të ububushmit e kohës së atyre që sot duan revolucion për lirinë e demokracinë, rripte me tarifa të kripura çdo shofer që ndalonte aty një herë në vit

Pamjet sot, kur konçesioni është zhbërë dhe këtë shërbim e kryen #DPTRRSH flasin vetë, ashtu siç flasin vetë edhe tarifat e ulura ndjeshëm të shërbimeve të transportit”, shkruan Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?