Basha reagon për sulmin e Iranit: Aleanca e NATO-s jetike për sigurinë tonë
“Sulmi kibernetik i Iranit kundër Shqipërisë tregon sërish rëndësinë jetike të aleancës së NATO-s për sigurinë tonë.
Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e domosdoshme të SHBA-së dhe qëndrojmë së bashku me aleatët tanë të NATO-s për të kërkuar llogari Iranin për të parandaluar kërcënimet dhe veprimet kundër sigurisë sonë të përbashkët”, shkruan Lulzim Basha.
Kujtojmë se, mesditën e sotme kryeministri Edi Rama njoftoi se pas sulmit kibernetik qëndronte shteti i Iranit dhe për këtë kishte prova të pakundërshtueshme. Nisur nga ky fakt, Shqipëria ndërpreru menjëherë marrëdhëniet diplomatike dhe Ambasada ka 24 orë kohë të largohet.
Total 0 Votes
0
0

