Partia e Legalitetit: Reforma Zgjedhore duhet kryer në kohën e duhur.
Reforma Zgjedhore duhet kryer në kohën e duhur.
PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT.
Shtyrja e afatit të punës të Komisionit të Reformës Zgjedhore, tregon mungesë vullneti dhe serioziteti prej autorëve, e mbartur kjo prej 30-vitesh, që kjo reformë të kryet në kohën e duhur, duke e lënë atë si gjithmonë për momentin e fundit.
Për PLL, që kjo reformë të jetë afatgjatë dhe me standarte demokratike ajo duhet të jetë gjithpërfshirëse, konsultative mes partive parlamentare, transparente dhe jo monopol PS-PD si deri sot, ku dhe është parë rezultati i momentit të fundit.
Partia Lëvizja e Legalitetit, duke ju bërë thirrje çdo partie tjetër opozitare, është qartësisht e bindur se pa një Reformë Zgjedhore demokratike, ku të i vi fundi manipulimit të vullnetit të votuesve, manipulim ligjor që u pa në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, nuk mund të ketë rotacion politik me këtë lloj maxhorance që përdor çdo gjë për të qëndruat në pushtet.
Reforma Zgjedhore duhet të i sherbej vullnetit të votuesit, standarteve demokratike Euro-Atlantike integruese dhe jo interesit të forcave të caktuara politike.
Total 1 Votes
0
1