AktualitetIntervistaPolitike

A do të kërkoni një mandat të katërt? Ja si përgjigjet Rama për medien franceze

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka filluar një ndryshim, lidhur me imazhin e Shqipërisë në Francë dhe se gjithmonë e më shumë francezë po vijnë në vendin tonë.

Këto deklarata ai i bëri gjatë një interviste për medien franceze “Metropole”, ku ndër të tjera foli edhe për ecurinë e procesit të integrimit në BE.

Kryeministri theksoi se “nuk është një proces i parashikueshëm, sepse është një politikë e përhershme në Union, politika e brendshme e vendeve”.

“Më kujtohet diçka që më ka thënë shumë kohë më parë Michel Rocard: Duhet të kuptosh se të negociosh me Bashkimin Evropian për t’u anëtarësuar në të është një proces i ngritjes së vendit tënd. Ne duhet të ndërtojmë një shtet ligjor”, u shpreh Kryeministri.

Ai u shpreh se “imazhi që është krijuar për vendin tonë jashtë është një stereotip për Shqipërinë dhe shumë larg realitetit shqiptar”.

“Nuk dua të them se nuk ka korrupsion, gjithsesi Shqipëria ka probleme me korrupsionin pikërisht sepse ne ende nuk kemi shtet ligjor dhe institucione të afta për të luftuar të gjitha këto fenomene”, tha Rama.

I pyetur se çfarë do t’i sjellë Europës Shqipëria, Kryeministri nënvizoi se “Shqipëria është një nga vendet e Ballkanit”.

“Mendoj se është më konkrete se çfarë mund t’i sjellë Ballkani Evropës. Më shumë siguri, jo vetëm në kuptimin ushtarak, por edhe në luftën kundër emigracionit të paligjshëm, drogës, më shumë siguri, më shumë unitet, sepse është paksa si stomaku i Evropës. Ndaj nuk është ide e mirë që ta kesh stomakun të shkëputur nga trupi, sepse mund të krijojë shumë probleme”, shtoi ai.

Teksa është pyetur nëse ky është mandati i fundit apo ka ndërmend të vazhdojë më tej, Kryeministri shqiptar iu përgjigj:

“Të shohim, kam mësuar se jeta është ajo që ndodh ndërkohë që bëjmë plane të tjera. Ne duhet ta lëmë jetën të vendosë në vend që të pretendojmë të vendosim për jetën”.

Në përfundim të intevistës, Rama vlerësoi se pak nga pak ka filluar një ndryshim lidhur me imazhin e Shqipërisë në Francë.

“Gjithmonë e më shumë francezë po vijnë në Shqipëri. Është vërtetë e mrekullueshme që kjo po ndryshon. Dhe për më tepër, kur njerëzit vijnë në Shqipëri ata mbeten pa mend, sepse Shqipëria që gjejnë është krejtësisht e ndryshme nga Shqipëria që imagjinonin duke lexuar këto artikuj stereotipe për krimin, drogën, mafien”, deklaroi Rama.

Total 3 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania