Tragjike në Tiranë/ I droguar në makinë del nga rruga dhe hyn në oborrin e një banese
Një aksident tragjik ka ndodhur sot në mëngjes në Tiranë, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një 23-vjeçare.
Rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, shtetasi Saimir Thaci, nen efektin e droges, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e saj duke dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një banese.
Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. S., 23 vjeçe, që ndodhej në oborrin e banesës së saj, e cila më pas, ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Total 0 Votes
0
0

