SPRINT NEWS ALBANIA

Bota

Tmerr / “I vuri kabullin elektrik në trup kur bënte dush”

Një 42-vjeçar shqiptar në Vjenë është arrestuar, pasi sipas mediave vendase kishte vendosur një “regjim terrori” të vërtetë ndaj familjes së tij me 11 anëtarë.

Shqiptari frekuentonte rregullisht një kazino në Republikën Çeke dhe kyçte familjen e tij në apartamentin ku jetonin.

Sipas dëshmive të familjarëve nëse ai humbte para në kazino do të kthehej në shtëpi për të rrahur fëmijët dhe bashkëshorten.

Eksperti Peter Hofmann përveç dënimit me burg, kërkoi dërgimin e 42-vjeçarit në një institucion për shkelësit e ligjit mendërisht anormal.

“Do ta bëjë sërish, kemi të bëjmë me një sadist, meqë ra fjala as nuk e pranon fare çfarë ka bërë”, tha ai.

Ndërkohë shqiptari i është përgjigjur duke thënë: “Unë jam një njeri normal. Ajo për të cilën jam akuzuar nuk ka ndodhur kurrë”.

Një prej vajzave të familjes i tha gjykatës Rajonale të Vjenës: “Kemi kaluar gjithë jetën vetëm në shkollë ose në shtëpi. Dorezat e dyerve dhe dritareve i çmontonte dhe çelësat i merrte me vete”.

42-vjeçari shqiptar

Episodi tjetër i dhunës së regjistruar, ka ndodhur midis 42-vjeçarit dhe bashkëshortes së tij.

Ai pas një debati me gruan e tij, ka prerë kabllon në një nga linjat elektrike të dhomave dhe ka hyrë në banjë, kur gruaja po bënte dush, duke e futur skajin e paprekur të kabullit në prizë dhe anën tjetër ja ka vendosur në lëkurën e lagur, nënës së fëmijëve të tij.

Sipas ekspertëve që janë marrë me çështjen vetëm tokëzuesi i linjës i ka shpëtuar jetën gruas. Mediat vendase shkruajnë se vetëm kur gruaja iku në strehimoren e grave me 10 fëmijët e saj, argëtimi i 42-vjeçari sadist u bë i njohur për institucionet dhe mori fund.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?