Rama i puth duart Luiza Gegës (VIDEO)
Kampionia e Europës, Luiza Gega u prit me ceremoni në kryeministri. Kryeministri Edi Rama i ka puthur duart sportistes e cila u prit me brohorima të njerëzve që kishin mbushur rrugën përballë kryeministrisë.
Kampionia e Europës ka mbërritur me një makinë Kabriolet të kuqe ne bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku edhe po zhvillohet një ceremoni pritje në nder të saj, pasi u shpall kampione Europe në garën 3000 m me pengesa.
Luiza Gega u shpall kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, në eventin që po zhvillohet në Mynih të Gjermanisë. Ajo shënoi kohën 9’11”31, në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund./ DOSJA.AL/
Total 0 Votes
0
0

