Aktualitet

Ngacmoi seksualisht dy vajzat e mitura në Fier, prindërit kallëzojnë 72-vjeçarin në polici

KAON

Një 72-vjeçar me inicialet V.Sh., është ndaluar nga policia e Fierit pasi ndaj tij është bërë një kallëzim. Mësohet se prindërit e dy vajzave të mitura kanë kallëzuar 72-vjeçarin pasi sipas tyre ky i fundit ka kryer vepra të turpshme dhe ka ngacmuar seksualisht dy vajzat e mitura.

Njoftimi- Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin V. Sh., 72 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, kanë bërë kallëzim në Komisariatin e Fierit, prindërit e dy shtetaseve të mitura se 72-vjeçari ka kryer vepra të turpshme dhe ka ngacmuar seksualisht vajzat e tyre.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?