Meta paralajmëron: Shtatori do të jetë një pranverë e vërtetë e demokracisë

Aktualitet Politike

Ish-presidenti Ilir Meta gjatë një takimi me strukturat e Partisë së Lirisë në Elbasan, deklaroi se shtatori do të jetë muaji i ndryshimeve të mëdha.

Ai u shpreh se shtatori do të jetë një pranverë e vërtetë e demokracisë dhe se qeveria do të përballet me popullin.

“Shtatori do të jetë një pranverë e vërtetë e demokracisë dhe përmbysjes së këtij regjimi hajdutokrat, që të vetmen rrugë shikon shkatërrimin e popullit shqiptar, po trafikojnë të gjitha interesat e këtij vendi, për arsye se janë peng, nuk dalin dot nga pengmarrja ku janë futur. Elbasanin do ta kemi aleaten tonë dhe një qytet më shpresëdhënës, ku të rinjtë të mos largohen më  dhe të krijojnë familjet e tyre këtu”, u shpreh Meta.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?