Videoja me drejtorin dhunues, Ministria e Arsimit: S’na është vënë në dispozicion

Aktualitet

Ministria e Arsimit mohon t’i jetë vënë në dispozicion një video ku drejtori dhunon nxënësit në një shkollë në Lezhë. Pas akuzave të ekspertit Albano Zhapaj, ministria tha se po verifikon për të identifikuar drejtorin. Pak ditë më parë, eksperti i Arsimit, Albano Zhapaj pohoi në Euronews Albania se zotëron një video ku drejtori i një shkolle në Lezhë dhunonte nxënësit.

Euronews Albania kërkoi informacion nga Ministria e Arsimit se përse ndaj drejtorit nuk është marrë asnjë masë, siç thotë eksperti. Ministria megjithatë thotë se ai nuk u ka paraqitur asnjë material apo të dhënë në lidhje me këtë rast.

Vetë ministrja Kushi e kontaktuar nga Euronews Albania nuk mohoi faktin se ishte vënë në dijeni nga zoti Zhapaj, por theksoi se ai nuk u ka dhënë asnjë emër të drejtorit dhunues, megjithatë verifikimet po bëhen për ta identifikuar. Vetë eksperti e argumentoi mospublikimin e videos me faktin se nuk do të zbulojë personin që e ka xhiruar.

Marrë nga Euronews

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?