LËVIZJA E LEGALITETIT: Kërkohet transparencë me çmimet e hidrokarbureve dhe ulje çmimi duke hequr taksat abuzive.

Aktualitet

Kërkohet transparencë me çmimet e hidrokarbureve dhe ulje çmimi duke hequr taksat abuzive.

PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT.

Me shqetësim po vihet re, herë pas here, ndryshimi i çmimit të hidrokarbureve në Shqipëri kjo në kundërshti me ndryshimin e këtij çmimi në bursën ndërkombëtare.

Dje konkretisht u vu re që ndërkohë kur ky çmim në tregjet e bursës nderkombëtar ulet, Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e hidrokarbureve në vend duke e rritur konkretisht çmimin e naftës nga 221 lek/liter në 227 lek/litër

Qeveria duhet të rrisë transparencën në lidhje me këto çmime dhe duhet gjithashtu të marrë masa lehtësuese për uljen e çmimit të karburanteve duke hequr disa taksa abuzive vendosura këto mbi hidrokarburet.

Një ulje e këtyre çmimeve do të ndihmonte zhvillimin ekonomik dhe biznesin në vend duke ju ardhur drejtpërdrejt në ndihmë çdo qytetari për të përballuar vështirësitë dhe krizën aktuale.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?