Çmenduria nuk ndalet. Breshëri kallashi në Vlorë. Dyshohet për viktima
Të shtëna me armë zjarri raportohen në këto momente në afërsi të Vlorës, në autostradën që të çon për në qytetin bregdetar. Paraprakisht bëhet me dije se është qëlluar me breshëri plumbash drejt një mjeti në lëvizje.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendit të njohur si mbikalimi i Panajasë dhe raportohet se ka viktima. Burimet bëjnë me dije se në mjetin që është qëlluar me breshëri plumbash udhëtonin te paktën dy persona.
Shërbimet e Policisë dhe ambulanca kanë marrë njoftim për rastin dhe janë nisur me urgjencë drejt autostradës.
Total 0 Votes
0
0