Ylli i Uellsit akuzohet se i transmetoi HIV-in ish-partnerit
Gareth Thomas ka qenë i pari regbist uellsian që ka dalë hapur duke deklaruar homoseksualitetin e tij por gjatë kohëve të fundit një çështje tjetër që lidhet me të, po tërheq vëmendjen mediatike.
Një ish partner e ka çuar përpara gjyjatësve pasi e akuzon se i ka transmetuar virusin HIV-AIDS kur ai e dinte që ishte pozitiv.
Sipas BBC, ai kerkon dëmshpërblim me vlerë 180 mijë euro nga ish-lojtari i Kombëtares së Uellsit dhe Komandanti i Urdhrit Britanik. Në vitin 2009 Thomas deklaroi publikisht homoseksualitetin e tij dhe 10 vite më vonë infektimin me virusin HIV-AIDS.
Akuzuesi Ian Bum me të cilin ka qenë i lidhur në vitet 2013-2016 deklaron se përpara vitit 2014 kur edhe është infektuar, ka qenë negativ. Ai shton se e zbuloi pozitivitetin e partnerit pasi e pa që ai konsumonte ilaçet Gsk1.