Ju përshendes nga Olimpi Shqiptar

Shkrime

Azgan Haklaj

Pashtriku i Hasit Olimpi Shqiptar, Naimi shprehej:

Ju përshendes nga Olimpi Shqiptar, të pagëzuar kështu nga Pjetër Bogdani nga Pashtriku i Hasit.
Po kush është Mali i Pashtrikut?!
Mali i Pashtrikut është mali i perëndive, i figurave mitologjike.
Ai është mal i shenjtë dhe me magji të ndryshme.
Sipas Pjetër Bogdanit ai është Olimpi Shqiptar.
Mali i shenjtë Pashtrik quhet “Baba Pashtriku”.
Kuptimi etimologjik i fjalës Pashtrik është “Pa shtriga”.
Ai është muri mes pirustëve e dardanëve.
Pashtriku, sinonimi i pastërtisë pa – shtriga është adhuruar që në kohët e lashta pellazgo- ilire.
Ashtu si Tomorri e Shkelzeni i Gashit Pashtriku i Hasit, nga ku shihet kurora madhështore e majëmalëve që rrethojnë rrafshin e Dukagjinit.
Është vend origjina e Dinastisë së lavdishme të Kastriotëve, e cila u shkëput nga këtu drejt Sinjes e Gardhit të Poshtëm në Dibrën e Poshtme.
Në Pashtrik ra në fushën e nderit për të mbetur simbol i thyrjes së kufijëve e shkuljes së piramidave ndërshqiptarë gjeneral Luan Haradinaj me dt 6 maj 1997-të dhe 40 deshmorët e lirisë dardane me në krye Muj’ Krasniqin “Komandant Kapuçi”, me dt 14 dhjetor 1998-të.
Në Pashtrik ranë deshmorët e parë të operacionit “Shigjeta” të UÇK-së së lavdishme.
Pashtriku ka qenë në të gjitha kohët për stërgjyshërit tanë jo vetëm një vend adhurimi, por dhe një kala e pamposhtur lirie.
Bektashinjtë shqiptarë ashtu si vëllezërit e tyre françeskanë e kanë postulat të tyre “Pa atdhe nuk ka fe” “Atdhe e fe”, siç shprehej Gjergj Fishta.
Bektashizmi Shqiptar ka ushqyer në të gjithë brezat një dashuri të flaktë për atdheun, lirinë e tij e Gjuhën Shqipe.
Asnjë poet i ndonjë kombi tjetër nuk i është drejtuar Atdheut me fjalët hyjnore si Naimi ynë ideologu i Rilindjes Kombëtare dhe i Bektashizmit.
Ja si shprehet për malet tona madhështore që puthen me qiejt dhe kuvendojnë me Zotin:
“O malet e Shqipërisë
Që mbani kryet përpjetë
Tmerr e frikë përhapni
Përpini qiejt dhe retë”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?