Takimi Erdogan-Putin, zbulohet çfarë i propozoi presidenti turk

Bota

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë zhvilluar një takim të përbashkët, ku në fokus ishte edhe lufta në Ukrainë.

Mediat turke shkruajnë se presidenti turk i ka kërkuar homologut rus të të takohen me presidentin e Ukrainës në Turqi.

Gjithashtu Erdogan është shprehur se në këtë luftë nuk mund të ketë fitues.

“Pavarësisht vështirësive në terren, unë gjithashtu besoj se kriza do të zgjidhet në tryezën e bisedimeve. I kujtova Putinit edhe një herë se ne mund të presim takimin e tij me Presidentin ukrainas Volodymir Zelenskyy në Turqi”, ka thënë ai.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?