E fundit/ Sulmohet me armë policia e Kosovës.

Rajoni

Policia e Kosovës është sulmuar me armë zjarri në liqenin e Ujmanit

Mësohet se policia në momentin kur është sulmuar ishte duke patrulluar.

Akoma nuk dihet se nga kush eshte qelluar dhe se po punohet ne lidhje me identifikimin e autoreve!

Në një njoftim zyrtar nga autoritet në Kosovë është bërë me dije se ndaj policisë është qëlluar rreth 10 herë, ndërsa nuk raportohet për të plagosur.

Njoftimi:

Sot, më 06.08.2022 rreth orës 11:25, njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) Zubin Potok, derisa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit është sulmuar me armë zjarri.

 

 

Njësia policore ka njoftuar se në drejtim të tyre ka pasur të shtëna me armë. Kanë qenë afërsisht 10 të shtëna me armë zjarri. Të shtënat kanë qenë të njëpasnjëshme, nga pjesa tjetër e liqenit dhe kanë goditur afër barkës së policisë. Nga këto të shtëna nuk ka persona të lënduar.

Në asistencë të njësisë policore ka shkuar Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Policisë Kufitare. Policia po vazhdon të vëzhgojë terrenin dhe ta trajtojë rastin.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë dhe luftimin e kriminalitetit e me theks të veçantë të kontrabandës në atë zonë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?