Pulë me qumësht kokosi

Gatime

Recete nga znj Eneida
Përbërësit

500 gr fileto pule ose krahë/kofshë të vogla
30 ml lëng limoni
2 qepë të grira në kubikë
2 thelpinj hudhra
2 lugë pastë kerri
150 gr salcë domatesh në kubikë
300 ml qumësht kokosi

50 gr gjalpë kikiriku
Majdanoz
Kripë
Vaj ulliri
Piper
200 gr oriz basmati
400 ml ujë
Përgatitja

Mishin e pulës e lyejmë me limon dhe kripë dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta në frigorifer. Më pas e kaurdisim në vaj ulliri në një tigan të thellë dhe pasi ka marrë ngjyrë, e heqim.
Në tigan shtojmë qepët, hudhrën, xhinxherin dhe i skuqim për 5 minuta. Më pas shtojmë pastën e kerrit dhe i lëmë 5 minuta akoma. Shtojmë mishin e pulës, salcën e domates, 200ml ujë dhe qumështin e kokosit. I lëmë të zjehen bashkë për 20 minuta.  Gjalpin e kikirikut e tresim në pak ujë të nxehtë dhe e shtojmë në tigan. Shtojmë kripë dhe piper të zi dhe ziejmë për 15 minuta akoma.
Kujdes! Nëse do zgjidhni gjoks pule, do ta gatuani vetëm 20 minuta, pra ziejeni salcën pa mishin, dhe mishin shtojeni 20 min e fundit.  Shtojmë majdanoz në fund dhe e servirim me oriz basmati.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?