Hapet gara për ndërtimin e aksit Milot-Fier

Aktualitet

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka prezantuar sot projektin për ndërtimin e aksin Milot-Fier, pjesë e Korridorit Blu, për të cilin është hapur gara ndërkombëtare.

Në fjalën e saj Balluku tha se ky corridor fo të ndihmojë në ekonominë dhe zhvilliimin e turizmit në vend.

“Nuk ka qenë një zgjedhje e lehtë për ne. Por do të ishte më mirë që ta zhvillonim në një moment të dytë. Nga Milori deri në Fier kemi vendosur ta segmentojmë. Milot, Thumanë, Kashar Lekaj e Rrogozhinë she më pas Lekaj-Fier do të jenë akset përbërëse.

Për aksi Thumanë Kashar ka nisur ndërtimi. Të gjithë segmente do të ruajnë parimet kryesore. Të gjitha segmente do të jenë të shoqëruara edhe nga një rrugë dytësore. Shpejtësia e lejuar në aksin kryesor me pagesë do të jenë nga 90-130 km. Zhvillimi i këtij projekti ka synime. Rritja e ndjeshme e punësimit, kushte më të sigurta të drejtimit, kosto më e ulët e transportit, rritja e turizmit përmes shkurtimit të distancave. Do të ketë ndikim të ndjeshëm në tregtinë e jashtme të vendit” tha Ballluku

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?