“Më mbajti peng dhe më përdhunoi”, autori mohon akuzat e 30-vjeçares

Aktualitet

Një 30-vjeçare nga Durrësi ka denoncuar në polici, së bashku me bashkëshortin e saj, se prej 9 ditësh është marrë peng nga një person dhe është përdhunuar.

Sipas dëshmisë së Ersida Dyrmishit, personi i cili e ka marrë peng, e ka mbajtur në një banesë në Durrës, dhe nën kërcënimin e një thikë e ka detyruar atë që të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirë.

Policia ka vënë në pranga Marjus Musakun, i cili para efektivëve të policisë e tij ka deklaruar se ajo kishte shkuar me dëshirën e saj, dhe se më herët kanë pasur një histori dashurie.

Ersida Dyrmishi, ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.07.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, bashkëshorti i saj, shtetasi T. D., kishte kallëzuar se ajo ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.

Në një komunikim për BalkanWeb, me gazetaren Klodiana Haxhiaj, bashkëshorti i saj ka deklaruar se ajo ndodhet në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk ka pranuar të japë më shumë detaje.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, shtetasin M. M., 32 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas kallëzimit të shtetasve T. D., 36 vjeç dhe E. D., 30 vjeç (bashkëshortë), banues në Durrës, të cilët mbrëmjen e djeshme kanë denoncuar se shtetasi M. M. i ka hequr lirinë në mënyrë të paligjshme shtetases E. D., duke e mbajtur me forcë për disa ditë në një banesë, e ka detyruar për të bashkëjetuar dhe ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë me të, nën kërcënimin e një thike dhe duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj.

Shtetasja E. D. ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.07.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, bashkëshorti i saj, shtetasi T. D. ka kallëzuar se ajo ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?