Pas ikjes nga presidenca Meta rikthehet në LSI
LSI pasditen e sotme do të mbajë Konventën Kombëtare, një event i rëndësishëm politik për këtë parti, që rikthen në politikën aktive edhe Ilir Metën, pasi dje përfundoi mandatin si President i Shqipërisë.
Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Endrit Braimllari, zbuloi dje në një intervistë se Konventa Kombëtare do të shërbejë si pikënisje për një ridimensionim të LSI , teksa nuk la pa përrmenduar edhe rikthimin e Metës duke e quajtur të domosdoshëm.
Mbedhja e konfentës së LSI do të nisë në orën 19:00 në Pallatin e Kongrseve. Mësohet se Meta dhe figura të tjera të kësaj politike do të mbajnë fjalim.
Kujtojmë që shpesh, madje dhe dje në një bashkëbisedim me qytetarët Meta ditën e 25 korrikut e ka quajtur një “agim të ri”.
