Ministrja Kushi pret sportistët e “Oran 2022”

Aktualitet

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, priti në një takim disa nga sportistët që morën pjesë në Lojërat Mesdhetare në Oran të Algjerisë, ku Shqipëria bëri një paraqitje historike me 4 medalje, dy prej tyre ari, si asnjëherë tjetër

“Dita nisi bukur sot me kampionët tanë që sapo janë kthyer me medalje nga Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Krenar për kampionët tanë” – shkruan Kushi në faqen e vet zyrtare.

Mes sportistëve ishte edhe fituesi i medaljes së argjendtë në stilin e shkëputjes, peshëngritësi Erkand Qerimaj, i cili para një muaj u shpall kampion Europe

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?