Tubimi dje para Kryeministrisë, Berisha: Ja dy elementet që prodhoi protesta.

Politike

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka veçuar dy elemente që dolën nga protesta e djeshme që u mbajt para Kryeministrisë, në shenjë kundërshtie ndaj qeverisë Rama.

Ai tha në një konferencë për mediat se elementi i parë ishte fakti se njerëzit pohonin se ‘sa mirë kishin bërë që kishin ardhur në protestë’, si dhe fakti tjetër që qytetarët ikën me mendimin se do të riktheheshin sërish në protesta të tjera.

“Nuk del kush në vapë në korrik se i thërriste një njeri, por dolën se i thërriste vendi, vendi i tyre për shpëtim. Data 7 do të mbahet si datë historike për kombin dhe botën. Dy gjera nga ajo protestë dua t’u them. Ndoshta i keni kapur më mirë se unë. Qytetarët do më thoshte një mik i imi që ndodhej te ministria e Brendshme. Ajo që më bëri përshtypje se i thonin njëri-tjetrit; sa mirë ke bërë që ke dalë. Pra e ndjejnë detyrën madhore, që po kryeni një detyrim madhor. E dyta; absolutisht se secili është larguar me bindjen për t’u kthyer sërish. U larguan të qetë, paqësor, pasi dhanë një mesazh të fortë Ramës; Dorëhiqu. Largohu nga pushteti!”, tha Berisha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?