Lirohet nga qelia Ajas Sulejmani, shoferi i aksidentit që shkaktoi reagime të forta në publik, ku përplasi te vijat e bardha çiftin dhe foshnjën 3-muajshe.
Nga masa ‘arrest me burg’ për Sulejmani iu caktua masa ‘arrest shtëpie’.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Gjykata e Tiranës vendosi që të zbusë masën e sigurisë ndaj tij, ndërkohë që 39-vjeçari do të hetohet nën masën e arrestit shtëpiak.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi më 8 maj 2022 , kur çifti Konomi së bashku me foshnjën e tyre 3-muajshe, ishin duke kaluar rrugën dhe u përplasën nga mjeti tip ‘G Class” që drejtohej nga Ajas Sulejmani.
Total 0 Votes
0
0