AktualitetPolitike

Fatmir Mediu organizoi konferencën e Sigurisë me temë ”Agresioni Rus në Ukrainë dhe implikimet në Ballkan”

Në dt 23-24 në Parlamentin Britanik, Kryetari i PR Fatmir Mediu organizoi konferencën e Sigurisë me temë ”Agresioni Rus në Ukrainë dhe implikimet në Ballkan”, në bashkëpunim me European Leadership Network dhe veçanërisht me mbështetjen e anëtarëve të parlamentit Britanik, Lord George Robertson ish sekretari i përgjithshëm i NATOs, njohës dhe mbështetës i ballkanit, Lord Des Browne ish Ministër i Mbrojtjes i Britanisë, mbështetës i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Lord Haney ish Amb i Britanisë në BE dhe UN si dhe depuetët Mark Pritchard dhe Bob Stewart.
Në këtë takim morën pjesë deputetë nga gjithë vendet e ballkanit.
Kuvendi i Shqipërisë u përfaqësua nga z. Mediu, Damjan Gjiknuri, Dhurata Çupi, Blerina Gjylameti dhe Lavderim Krashi.
Në darkën e organizuar, Lord George Robertson theksoj nevojën e bashkëpunimit te Ballkanit në kuadër të BE si rruga e vetme drejt prosperitetit.
Ai theksoj se Britania po i kushton një vëmëndje të vecantë Ballkanit.
Gjatë konferencës që u mbajt në House of Lords.
Deputët Britanik theksuan se është cënuar siguria e Britanisë dhe Europës nga agresioni Rus në Ukrainë dhe padyshim që ballkani është më i kërcënuar dhe këto kërcënime nuk janë thjeshtë dhe vetëm ushtarake.
Ata vunë në dukje se jo vetëm Rusia por edhe Kina kanë qëllime të qarta që vinë kundër interesave të popujve dhe të ardhmes Europiane të Ballkanit.
Në fjalën e tij Mediu ngriti shqetësimet për situatën në ballkan në mënyrë të vecantë, shpenzimet e mëdha ushtarake të Sërbisë me mbështetjen e Rusisë dhe Kinës, si kërcënim për rajonin. Serbia gjithashtu është përcaktuar kundër sanksioneve duke marë qëndrim në favor të Rusisë.
Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës dhe bllokimi i negociatave, tregojnë qartë qëllimet e tyre për ta parë Kosovën si pjesë të Sërbisë.
Një zhvillim tjetër i rrezikshëm është dhe ai i Dodik për të shkëputur Republika Sërbska nga Bosnja, qëndrim i kordinuar ndërmjet Beogradit dhe Moskës.
Mos hapja e negociatave nga BE është një zhvillim negativ që do ketë pasoja në Ballkan dhe sidomos në nivelin demokratik dhe inszitucional të vëndeve tona
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?