Tabaku thirrje qeverisë: Ulni taksën e qarkullimit, Bordi i Transparencës është i oligarkëve

Aktualitet Politike

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka akuzuar sërish qeverinë ditën e sotme se po favorizon rritjen e çmimit të karburanteve për të shpërblyer oligarkët që i qëndrojnë pas.

“Vendimet abuzive të Bordit të Transparencës kanë krijuar këtë situatë në ekonomi. A nuk mendoni ju se më mirë do ishte të ulej taksa e qarkullimit në 4 lekë për litër, në vend të 27 lekë për litër? A nuk mendoni ju se do ishte më mirë që 5 kompanitë e naftës mos të uleshin me qeveritarët për të marrë vendimet?”, shprehet Tabaku në një video-mesazh në Facebook.

Më tej ajo thekson se 60% e çmimit për litër të karburantit shkon për taksat dhe duhet të jetë shteti që në këtë krizë çmimesh duhet t’i dalë krah shqiptarëve dhe jo babëzisë së një grupi njerëzish të caktuar.

POSTIMI I TABAKUT:

 

 

 

Bordi Oligarkisë ⛽️ dhe korrupsionit! Shqiptarët sot paguajnë ⛽️ më të shtrenjtë në rajon. Pse?

1- Pasi kur hedhim ⛽️ në 🚗 tonë 60% e çmimit për litër janë taksa.

2- Pasi bordi transparencës është në fakt bordi oligarkisë që vendos çmime abuzive në kurriz të qytetarëve!

Imagjinoni sikur në këtë kohë krize të ulej taksa qarkullimit 🚗 sikur tregu dhe jo bordet e oligarkisë të vendosnin çmimet! Do të kishim ⛽️ më të lirë! Çmime produktesh më të ulëta dhe qytetarë që do të kishin më shumë 💰 për të shpenzuar!

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?