AktualitetPolitike

Garë drejtorash dhe ëndrra në sirtar për kreun e PS-Pogradec

KAON
Prej disa kohesh Partia Socialiste e Pogradecit ka hyre ne nje gare te ethshme per kryetarin e saj.
Befas jemi njohur me kandidaturat qe e aspirojne drejtimin e kesaj partie ku mungon e reja.
Duam te hedhim nje kendveshtrim mbi kete gare dhe jo paqellim nuk kemi perfshire nje te ri kandidat si Alfons Olldashi, me shume per peshen dhe rendesine qe ende nuk e ka ne kete parti. Ne dukje nje kandidim me shume per te shenuar emrin sesa nje gare reale per te.
Le te perqendrohemi te kater personazhet e tjere.
Tre drejtore qe i kane hyre kesaj gare me nje thes votash paraprake, nga vartesit e institucuineve qe drejtojne. Kjo qarte e dukshme edhe ne komentet mbeshtetese, …bravo Erjoni thote nje infermier,… e meriton Elona shkruan nje nga DShP, … uau Anxhela, ti duhet te jesh kryetare shkruan nje arsimtar, etj.
Jane te tre qytetare te Pogradecit qe prej vitesh mbajne poste Drejtoresh. I japin partise votat e punonjesve ne zgjedhje dhe i marrin Partise ofiqin.
A thua se ne kete qytet nuk ka te diplomuar te tjere qe ta bejne me mire drejtimin e institucioneve perkatese.
Por sot ata aspirojne per tu bere kryetare te kesaj partie. Pse?
E qarte, ofiqi i ka konsumuar, afro nje dekade Drejtora. E vetmja shprese tani mbetet katapultimi ne krye te Partise qe ofiqin ta mbajne nga karrigia e kryetarit.
Estetiken e kesaj gare e “prish” kandidatja jo drejtore.
Nje grua e angazhuar ne politike dhe me nje enderr te kahershme. Nje dite te behet kryetare. I ka tentuar te gjitha garat, kryetare Bashkie apo dhe kryetare partie. Deshira eshte qe ta realizoje nje dite enderren e saj.
E veshtire te realizohet edhe ne kete gare.
***
Per te mberritur te ajo se si duhej te ishte kjo gare. Pogradecaret, ata socialiste, nese nuk do te ishin te shantazhuar (me vendin e punes, me perjashtimet, me kempin, etj) do te donin ne krye te PS-se se qytetit nje figure te respektuar. Do te donin nje njeri te urte, te pa perfshire ne allishverishe ofiqi dhe intrigash. Socialistet i kane keto figura, por qe terhiqen nga ne gare fasade.
Qe te arrihet kjo duhet kultivuar kultura e meritokracise. Ti behesh drejtor se je me i afti nga homologet e tu, ti behesh kryetar se menaxhon me se miri dhe larg servilizmit nje bashkesi politike.
Dhe per te arritur deri ne kete dite do te kemi te tilla garash./ Reagon Pogradeci/
Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?