Zjarri në Sazan, Niko Peleshi: Sot në mëngjes është ndërhyrë nga ajri

Aktualitet

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të sotëm është ndërhyrë nga ajri, për shuarjen e flakëve në ishullin e Sazanit.

“Greqia iu përgjigj menjëherë pozitivisht kërkesës sonë për të angazhuar sot, herët në mëngjes një avion tip Canadair CL 415 për shuarjen e zjarrit në Sazan. Ekspertet vlerësuan se është e nevojshme ndërhyrja nga ajri, por thelbësore mbetet puna e forcave në terren. Mirënjohje partnerëve tanë të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE për ndihmën e pakursyer në emergjenca të tilla dhe jo vetëm”, shkrua Peleshi në Facebook.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?