Alibeaj: Kemi caktuar pjesëmarrësit në Komisionin për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Aktualitet Politike

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj bën me dije se në mbledhjen e sotme janë caktuar përfaqësuesit nga kjo forcë politike që do të marrin pjesë në dy Komisionet Parlamentare, atë për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore.

Alibeaj gjithashtu shtoi se u diskutua për çështjen e presidentit të ri. Ai tha se opozita merr pjesë në proces për të zhbërë kulturën e bojkotit.

Pjesë nga fjala e Alibeajt:

Ishin disa çështje që u diskutuan, çështja në vlerësim të situatës, një çështje e rëndësishme, për diskutimet dhe emrat e komisioneve që do të propozojmë për dy komisione të rëdësishme, atë të reformës territoriale dhe zgjedhore. Sot kemi konkluduar edhe në emrat përkatës që do të jenë prezentë edhe në komisionin hetimor për investimet strategjike.

Në këtë proces opozita, grupi parlamentar, kemi qenë koshient për situatën dhe faktin që presidenti i republikës në raundin e pestë zgjidhet me 71 vota. Do të marrim pjesë në këtë proces, duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës, transparent, serioz me kontribute të të gjitha palëve. E për këtë arsye pavarësisht të gjithë sulmeve dhe skepticizmit ishte detyrim i opzitës që një proces kaq i rëndësishëm të mos bojkotohet, të mos shmanget.

Marrim pjesë në proces me dëshirën, nevojën dhe për të zhbërë kulturën e bojkotit. Futemi në këtë sfidë me moral, përcaktim i disa rregullave të thjeshta që janë pranuar nga pala tjetër.

Gazetari Osman Stafa ka siguruar për BalkanWeb listën e plotë, ku shihet se kryetar i Komisionit për Investimet Strategjike do të jetë Gazment Bardhi. Ndërkohë, për Komisionin për Reformën Territoriale, bashkëkryetarë do të jetë Dhurata Çupi, ndërsa për Reformën Zgjedhore do të jetë Enkelejd Alibeaj (bashkëkryetar).

KOMISIONI I POSACËM “PËR REALIZIMIN E REFORMËS ZGJEDHORE”

Bashkëkryetar:
1. Enkelejd Alibeaj

 

 

 

Anëtarë PD:
2. Oerd Bylykbashi
3.Dashnor Sula
4. Grida Duma
5. Kreshnik Collaku
6. Lindita Metaliaj

Anëtarë Zëvendësues: Selaudin Jakupllari; Eralda Bano (Tase) dhe Ervin Salianji

KOMISIONI I POSACËM “PËR REFORMËN ADMINISTRATIVO-TERRITORIALE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Bashkëkryetar:
1.Dhurata Cupi

Anëtarë PD:

2.Saimir Korreshi
3.Zef Hila
4. Xhelal Mziu
5.Andia Ulliri
6. Orjola Pampuri

Anëtarë Zëvendësues: Merita Bakiu, Zheni Gjergji dhe Bledion Nallbati

KOMISIONI HETIMOR “PËR VERIFIKIMIN E MËNYRËS SË ZBATIMIT TË LIGJIN NR. 55/2015 “PËR INVESTIMET STRATEGJIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Kryetar:
1.Gazment Bardhi

Anëtarë PD:
2.Emilja Koliqi
3.Ferdinand Xhaferraj
4.Lefter Gështenja
5.Arbi Agalliu
6.Bledion Nallbati
7.Ilda Dhori

Anëtarë zëvendësues: Jorida Tabaku, Kastriot Piroli dhe Ramadan Likaj

(BalkanWeb)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?