Përdhunuan dhe vranë Topaloudin, greku dhe shqiptari shpallen të dy fajtorë

Rajoni

Dy të akuzuarit për përdhunimin dhe vrasjen brutale të studentes greke Eleni Topaloudi, në Rodos, janë shpallur fajtorë.

Gjykata kundërshtoi përpjekjen e dy të pandehurve, një grek dhe një shqiptar, për uljen e dënimit, duke i bërë të dy njësoj përgjegjës.

Sapo ka dëgjuar vendimin, babai i studentes Giannis Topaloudis, ka shpërthyer në lot, e po ashtu edhe nëna e saj që priste jashtë sallës së gjyqit.

Ngjarja ndodhi në 2018, kur dy të rinjtë pasi e përdhunuan, e hodhën studenten nga një shkëmb në det, duke i shkaktuar vdekjen.

 

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?