Është ende tepër i ri, vetëm 20-vjeç, dhe për rolin e tij mund të cilësohet “një fëmijë”. Diant Ramaj ka arritur të ngjitet deri në majë të piramidës së futbollit gjerman, në Bundesligë. Portieri me origjinë nga Kosova ka firmosur është pjesë e Frankfurt.
Portieri është pjesë i ekipeve kombëtare të moshave të Gjermanisë, dhe ka luajtur 2 herë U-18, 5 herë për Gjermaninë U-19 dhe 2 herë për Gjermaninë U-20. Në Europa League, pjesë e ekipit gjerman ishte edhe portieri shqiptar, 20-vjeçari Diant Ramaj, i cili këtë sezon ka debutuar në Bundesliga, por jo në kompeticionin për klube.
Megjithatë, Ramaj u shfaq i lumtur pas triumfit, ku pozoi me trofeun dhe e publikoi në rrjetet sociale. “E pabesueshme!!!!! Fitues i Europa League 2022…”, ka shkruar Ramaj në llogarinë e tij private në Instagram.