Kraja-Majkos: Për non-gratat s’përgjigjem

Aktualitet

Deputeti socialist, Pandeli Majko shfaqi rezerva pas prezantimit të raportit të kreut të SPAK, Arben Krajës. Gjatë komisionit të ligjeve, Majko kërkoi informacion sa i takon qëndrimit të SPAK për shpalljen non grata të një zyrtari të lartë apo si është vepruar në rast të një rrjedhje të sekretit hetimor. Kreu i SPAK u shpreh se nuk ka kompetencë për rrjedhjen e sekretit hetimor ndërsa për shpalljen non grata nuk zgjodhi që të japë përgjigje.

DISKUTIMET:

Pandeli MajkoNumri i procedimeve penale është i ulët. Cilat janë masat që keni marrë kur keni pas rrjedhje të sekretit hetimor? Si e ka cmuar nga këndvështrimi i kompetencave ligjore shpalljen non grata të një zyrtari ligjor?
A keni mekanizëm për koordinimin e institucioneve ligjore? Nuk ka informacion të plotë për ccështjet administrative, a keni ju një metodologji prioritetesh në punën tua. Raporti nuk qartëson edhe qëndrimet ndaj ndërkombëtarve të SPAK.

Arben KrajaNumri i veprave penale janë të detajuara në tabela. Pa diskutim opinionin e partnerëve apo Kuvendit e vlerësojmë për të ndërtuar punën tonë në sensing e prioriteteve, kodi i procedurës penale detyron ndjekjen për çdo rast. Për çdo kallëzim prokurori është i detyruar të japë zgjidhje ligjore, ata janë të pavarur në bazë të ligjit, prioritete kanë të bëjnë dhe me ngarkesën apo personat e arrestuar. Rrjedhja e sekretit hetimor nuk është në kompetencën tonë, nuk kemi pasur hetim konkret përjashtuar vetëm një rast, që është në gjykim sot. Kësaj pyetjes për shpalljen non grata nuk të jap përgjigjie se kemi të ndaluar me ligj të flasim për vendime të institucioneve të tjera.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?