Ekrane gjigande në stadium, Roma fton tifozët ti bashkohen

Sport

Për të gjithë ata tifozë verdhekuq që nuk arritën të siguronin një biletë, apo në pamundësi për të udhëtuar drejt Tiranës, klubi i Romës ka menduar ti sjell në kryeqytet, në shtëpinë e tyre, pak nga atmosfera e finales së Conference League.

Stadiumi “Olimpico” do të hap dyert për tifozët e tyre, do të montohen ekrane gjigande për të ndjekur të gjithë së bashku finalen kundër Feyenoord:

281869084 5189072704486835 8493579009641604931 N

“Mbrëmjen e 25 majit, familja jonë do të bashkohet edhe një herë për të bërë tifo për Romën në shtëpinë tonë. Do bëjmë tifo për skuadrën tonë sikur të ishim aty, nën sytë tanë”, lexohet ndër të tjera në postimin e klubit të Romës.

Të njëjtën rrugë ka ndjekur edhe klubi i Feyenoord, stadiumi “De Kuip” do të hap dyert të mërkurën e 25 majit për të ndjekur të gjithë bashkë finalen e Confernece League.
(BalkanWeb)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?