Alibeaj paralajmëron nesër mbledhje edhe me deputetët e Rithemelimit për Presidentin

Politike

Kreu i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj, në fjalën e tij për mediat ka folur në lidhje me procedurën e zgjedhjes së presidentit dhe çfarë do të ndodhë në rastin kur pala tjetër nuk i qëndron kushteve të firmosura, në lidhje me kandidatët e propozuar.

“Po, e drejta për të propozuar është e opozitës, katër emra. Hapi i dytë është ofrimi i palës tjetër që mes katër emrave që besojmë se përmbushin kriteret tona, prej katër duhet të zgjedhin dy.

Ky është një mekanizëm pasi procesi është i përbashkët se presidenti është i shqiptarëve jo i një pale.
Dhe hapi 3 mes dy kandidaturave duhet zgjedhur një si garanci që nuk është proces farsë, nuk është lojë, por proces që në hapat e parë i jep legjitimitetin e duhur, përfaqësues dhe i mbështetur nga shqiptarët.

Dokumenti është i qartë dhe i saktë. Kandidatura unike e do të ketë edhe mbështetjen me firma të secilës palë si garanci që nesër mos thonë nuk na pëlqen. Kjo do të ishte loja.

E ka lexuar zotëria disa herë sepse është kush që duhet të mbështetet nga të gjithë. Të jetë proces i përbashkët sipas hapave që thashë , të cilat duhen respektuar në mënyrë strikte. Nëse shihet se ka një shmangie. Dokumenti i thotë qartë që jo vetëm që duhet respektuar po në momentin që ka një shmangie nga detyrimet jo vetëm që konsiderohet thyerje por do të bëhet edhe publike.
Është proces me një palë të tretë që është publiku shqiptar. Nëse një palë nuk i qëndron angazhimeve, do të bëhet publike”, tha Alibeaj.

Gjithashtu Alibeaj u pyet nëse priste mendim edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, por ai theksoi se bëhet fjalë për Grupin Parlamentar të PD-së

“Jemi në proces për të dhënë kontributin tonë dhe për këtë ishte unison i të gjithë anëtarëve Pra është e qartë për këdo, për anëtarët e Grupit Parlamentar të PD. Besoj që ky procesi përmbush të gjitha kërkesat që procesi do të duhet të ketë. Nesër pasdite do të ketë një tjetër mbledhje me kolegët tanë me aleatët tanë, dhe besoj se secili ka pasur lirinë të flasë.”, tha Alibeaj, ndërsa shtoi: “Sërish do të kem takim me aleatët, në çdo kohë, e kam disponibilitetin prej tyre për të folur.”

Ai paralajmëroi se nëse do të ketë një tjetër mbledhje, ku janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë deputetët, dhe ata të Rithemelimit.

 

 

 

“Ajo që thashë në fillim, është me rëndësi. Nuk është çështje mbështetje apo jo. Procesi i zgjedhjes së presidenti, është parlamentar. Ky është proces që duhet t’i krijojë deputetëve të Kuvendit, deputetëve tanë, aleatët tanë, t’i krijojmë kushte. Për këdo është e qartë, sot shumica 26 kolegë iu përgjigjën pjesëmarrjes në grupin parlamentar. kjo loja, sa ishin ku ishin, nuk është dinjitoze. Ata janë deputetë të zgjedhur nga PD. Kolegët tanë thanë këtë gjë; duke qenë se është një proces që do të duhet të përfshijë mendimin e shqiptarëve, sot, nesër, do të konsultohen të gjithë anëtarët e grupit, dhe aleatët. Në rregulloren e grupit parlamentar të PD-së. përcaktohet gjithmonë që në fund të mbledhjes bëhet dhe caktimi i datës së radhës së mbledhjes. Është bërë e qartë se sa herë është kërkuar mbledhja e kryesisë së grupit, ajo është mbledhur. Njoftimet janë bërë të plota dhe është detyrim për të ardhur në këto mbledhje.”, pohoi ai.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?