AktualitetPolitikeTe tjera

Axhami: Të Ndalohet Përdorimi I Simboleve Të Komunizmit!

KAON

Kreu i PLL, Shpëtim Axhami, përmes një komunikimi publik ka deklaruar se duhet të ndalohet përdorimi i simboleve të komunizmit!

“Partia Lëvizja e Legalitetit në vazhdimësi ka shprehur shqetësimin dhe e ke parë si të qëllimshme e të rrëzikshme mos dënimin e krimeve të komunizmit dhe përdorimin e simboleve të tij në aktivitete zyrtare si rasti i fundit në Cërrik.
Indroktinimi i brezit të ri që në bankat e shkollës duke ju mësuar shtrembër historinë dhe duke i përdorur edhe gjatë orarit mësimor me detyrim në forma të tilla, duhet të dënohet rreptesisht dhe fajtorët të mbajnë përgjegjësi.
Me patjetër është e domosdoshme që ajo që nuk u bë për 30-vjet të bëhet sa më parë duke miratuar paketë ligjore sipas të cilës të ndalohet përdorimi i simboleve të komunizmit dhe të dënohen krimet e bëra prej këtij regjimi”.
– Shpetim Axhami, kryetar i PLL

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?