2 vite nga shembja e Teatrit, Basha: Një plagë e hapur në zemër të Tiranës
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar përmes një shkrimi në facebook shembjen e Teatrit Kombëtar.
Basha shkruan se prej dy vitesh teatri është një plagë e hapur në zemër të Tiranës, e cila është simbol i 9-viteve arrogancë, korrupsion, klientelizëm dhe armiqësi të tërbuar ndaj trashëgimisë kulturore.
Basha thekson se pasi Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë kauzës për mbrojtjen e teatrit tashmë është koha që drejtësia të shkojë deri në fund, duke nxjerrë përpara përgjegjësive ata që barbarisht sulmuan kulturën, qytetarinë dhe trashëgiminë tonë të përbashkët.
Total 0 Votes
0
0