Byrek sfoliatë me kërpudha

Gatime

Recete nga znj Eneida
Përbërësit

1 petë sfoliatë
2 lugë gjalpë
1 qepë e madhe
500 gr kërpudha
2 vezë

100 gr gjizë
100 gr djathë kaçkavall
1 lugë piper i kuq
Piper i zi
Kripë

Përgatitja
Qepën e presim në feta dhe e skuqim në gjalpë. Shtojmë kërpudhat dhe i skuqim deri sa të zbuten dhe të mos lëshojnë më lëngun e tyre. Shtojmë piperin e kuq, kripën, piperin e zi dhe e lëmë të ftohet.
Pasi është ftohur shtojmë vezët, gjizën si dhe djathin kaçkavall. E trazojmë dhe ia shtojmë petës lart. E spërkasim me vaj ulliri dhe e pjekim në 200 gradë deri sa të zbutet.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?