Ibsen Elezi: Po përpiqen të shkatërrojnë procesin

Aktualitet Politike

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Ibsen Elezi ka kërkuar nga Komisioni të kryejë të gjitha procedurat e rregullta.

Në fjalën e tij për mediat, Elezi tha se ish kryeministri Sali Berisha është duke bërë lojëra fjalësh, pasi fillimisht kishte premtuar zgjedhjen nëpërmjet primareve, ndërsa tani pretendon se një deklaratë e tillë është bërë në kuadër të zgjedhjes së presidentit të ri.

“Sali Berisha nuk vepron dot me pseudo demokraci sy për sy pas 30 vjetëve. Kjo është shumë e rëndë. Komisioni duhet të kryejë të gjitha procedurat, duhet të më njoftojë dhe të marrë në konsideratë debatin.

Pasi Berisha ka premtuar për shtatë muaj zgjedhjen me primare për kryetarët, tani del dhe thotë e kisha për presidentin. Pse kaq i varfër është zoti Berisha në fjalor? Kur thua kryetarët, deputetët nënkuptojnë kryetarin e parisë së vet, kryetarin e madh, kryetarët e bashkive. Kjo nuk mund të mbetet në kuadrin e lojës së fjalëve. Këto po përpiqen që të shkatërrojnë procesin. Pas 2023 edhe këto do të ikin si Lulzim Basha. Njerëzit nuk hoqën një Lul për të sjellë një Lul tjetër”, tha ai.

 

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?