Hetim nga UEFA për biletat që u zhdukën në dy orë, Fejnordi akuzon: Nuk na lajmëruan

Sport

Nxjerrja në shitje e biletave të finales së Ligës së Konferencës për publikun është kthyer shumë shpejt në mollë sherri dhe ka sjellë edhe një ankimim dhe hetim zyrtar në UEFA. Shkak bëhet pretendimi i Fejnordit se nuk kishte asnjë lajmërim dhe se e dinte vetëm tifozeria e Romës që ka përfituar duke siguruar shumë të tilla

“Nëse rezulton e tillë, është e papranueshme”, tha një zëdhënës i Fejnord për “De Telegraaf”. “U çuditëm në mënyrë të pakëndshme nga kjo situatë dhe kontaktuam UEFA-n. Ata thonë se do të hetojnë dhe do të na kthejnë përgjigje”.

Roma dhe Fejnord kanë siguruar 3000 bileta falas secila, ndërsa mund të blinin edhe 1000 bileta të tjera të cilat i shkojnë zakonisht sponsorëve, familjarëve të stafit e lojtarëve, personave të afërt me klubin. Ndërkohë, 8500 bileta ishin nxjerrë në shitje në orën 12:00 të së martës, duke u zhdukur me shpejtësi.

“U çuditëm. Që UEFA të shesë biletat e tjera, nuk ka asgjë të keqe. Por të gjithë duhet të kenë mundësi të barabarta për t’i blerë”, theksoi zëdhënësi i Fejnord.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?