Grabitja e bankës në Koplik, ja shuma që rrëmbyen tre autorët

Aktualitet

Janë zbuluar detaje të reja nga grabitja në degën e BKT në Koplik. Gazetari Igli Çelmeta raporton për “BalkanWeb” se tre autorët, dyshohet se kanë grabitur 4 mln lekë të vjetra, i mijë USD dhe 1 mijë euro.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth orëve të mesditës të hënën, ku raportohet se tre persona, kanë rrëmbyer një shumë parash nën kërcënimin e armëve dhe janë larguar me anë të një makine tip “Golf” të zi. Makina u gjet më pas nga autoritetet e djegur në dalje të qytetit.

Po ashtu mësohet se personat, ende të paidentifikuar, pasi kanë djegur automjetin e tyre, kanë vjedhur nën kërcënimin e armës, një automjet tjetër tip “Benz” të një qytetari të rastit dhe janë larguar.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Operacionet gjithashtu, janë zhvilluar edhe nga ajri me helikopter.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?