AktualitetPolitike

LAJM I FUNDIT/ Berisha: Të largohet ambasadori rus nga Tirana

KAON

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur jashtë Kuvendit pas fjalës që mbajti presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Kuvendin e Shqipërisë.

Berisha shprehu mbështetjen për Ukrainën, teksa e quajti të  turpshme vendimin e Shqipërisë për të pritur turistët rus për turizëm në vend.

Ai tha se duhet të hiqen vizat për rusët, të cilët i quajti vrasës e përdhunues, teksa tha se Shqipëria duhet të ofrojnë ndihma konkrete për Ukrainën.

“Ndoqëm me vëmendje edhe me emocion fjalimin e presidentit të Ukrainës, këtij kombi që po bombardohet për lirinë e Evropës dhe të botës në një agresion barbar të Vladimir Putinit, i cili theksoj se paraqet si një monster me fytyrë njerëzore, ka shndërruar kombin e tij në kainer që ekzekutojnë vëllezër dhe fëmijët e tyre.

Qëndresa e kombit ukrainas është një frymëzim i madh për ata që e duan lirin dhe besojnë tek vlerat e saj. Në ditët e para të agresionit kemi ngritur zërin për ndihmën konkrete.

Padyshim Shqipëria është në anën e NATO-s dhe ka dhënë ndihmën e vet, por ajo që më lëndon shumë dhe deri diku mund të them edhe na turpëroi është qëndrimi i Edi Ramës gjatë këtyre muajve të këtij agresioni barbar. Në njërën anë votohet për këshillin shpreh solidaritet me kombin e Ukrainës, por nga ana tjetër mbështet marrëveshjen ruse-serbe të Ballkanit të Hapur një projekt anti euroian.

Ka qenë një vendim absurd shpallja dhe ftesa e Edi Ramës për turistët rus në Shqipëri. Imagjinoni ju vrasës, përdhunues, pasi kryejnë masakra të vijnë dhe të dynden në plazhet tona.

Cfarë është ky kjo ftesë për rusët të cilët po bëjnë luftën më të padrejta në tërë historinë  e tyre të përgjakur, ndaj kërkon me urgjencë që të anulohen vizat për çdo qytetar rus që kërkon të hyjë në Shqipëri. Kërkoi edhe largimin e ambasadorit Rus nga Tirana dhe tërheqen e atij shqqiptar nga Moska” tha Berisha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?