E premte, 20 Maj, 2022

Kadilli: Berisha ka shumicën, por të lejojë lidership të ri.

Aktualitet Intervista Politike

Anëtari i Këshillit të PD, Fatbardh Kadilli, ishte i ftuar këtë të martë në emisionin “FrontLine” të gazetares Marsela Karapanço, ku foli ndër të tjera, edhe për situatën në PD dhe zgjidhjen e ngërçit të krijuar në atë parti.

Kadilli tha se PD duhet të jetë një lokomotivë që të tërheq shumë dhe të përkrahet nga shqiptarët, në mënyrë që t’i bëjnë ballë qeverisë.

Do të doja që PD të ishte një lokomotivë që tërheq shumë. Për momentin s’është. Është detyra jonë si demokrat, e imja, si personi që kam marrë përsipër sfidën për të drejtuar këtë parti që lokomotiva politike të tërheq fort drejt një partie konkurruese. Shqiptarët duan një përgjigje sot. Janë përballë një qeverie. Shqiptarët duan të shpëtojnë nga oligarkët. Ne kemi një pjesë të partisë që është shumicë me fuqi thithëse. Ka thithur më tej se projekti i PD. Ata duan të kapin strukturat, përmes zgjedhjeve që u kryen. Nuk

balkanweb back button

“Kuvendi s’dha entuziazëm jashtë PD, të mos merremi me njëri-tjetrin”/ Kadilli: Berisha ka shumicën, por të lejojë lidership të ri. Ja si mundet Rama

03 Maj, 2022 20:17

Kadilli 2

Madhësia e tekstit:

Balkanweb app Get it on Google Play

 

 

 

 

 

 

Anëtari i Këshillit të PD, Fatbardh Kadilli, ishte i ftuar këtë të martë në emisionin “FrontLine” të gazetares Marsela Karapanço, ku foli ndër të tjera, edhe për situatën në PD dhe zgjidhjen e ngërçit të krijuar në atë parti.

Kadilli tha se PD duhet të jetë një lokomotivë që të tërheq shumë dhe të përkrahet nga shqiptarët, në mënyrë që t’i bëjnë ballë qeverisë.

“Do të doja që PD të ishte një lokomotivë që tërheq shumë. Për momentin s’është. Është detyra jonë si demokrat, e imja, si personi që kam marrë përsipër sfidën për të drejtuar këtë parti që lokomotiva politike të tërheq fort drejt një partie konkurruese. Shqiptarët duan një përgjigje sot. Janë përballë një qeverie. Shqiptarët duan të shpëtojnë nga oligarkët. Ne kemi një pjesë të partisë që është shumicë me fuqi thithëse. Ka thithur më tej se projekti i PD. Ata duan të kapin strukturat, përmes zgjedhjeve që u kryen. Nuk është fokusi te cilësia, projekti, por te kopsitja e letrave. Këtë e kam parë edhe në korrik vjet. Edhe në atë Kuvend arsyet që çuan në sfidën time dhe të kolegëve të mi ishin aty. Ne kemi disa realitete të kësaj partie. Grupi parlamentar nuk ka të bëjë me strukturën. Ka edhe një realitet të heshtur, në bazë, që s’u bënë pjesë e procesit”, tha Kadilli.

Kadilli e cilësoi Kuvendin e 30 prillit si të zakonshëm. Sipas tij nuk u ofrua asnjë program. Ai tha se më 6 mars, nuk duhej të garohej mes njëri-tjetrit, por të luftohej për të siguruar ato bashki që kishin kryetarë të shkarkuar.

 

 

“Pjesa më e mirë është rezoluta. Ajo shpreh vullnetin e qartë që Partia duhet të distancohet nga bojkotet dhe disa praktika, si lobimi. Unë jam i bindur që kjo ishte pjesa e vetme pozitive. Pjesa negative ishte që Kuvendi nuk dha entuziazëm jashtë PD. Nëse ne demokratëve nuk i flasim, por merremi se cili është deputet, kujt i hyn në punë kjo? Atij që nuk ka paratë për të paguar detyrimet e larta nga energjia e shtrenjtuar. Edi Rama interesohet për të mbajtur pushtetin, pavarësisht orarit. Ndryshimi mungon. Kemi 1 vit e një javë që merremi me veten tonë, jo kundërshtarin. Garën më 6 mars e kishim kush fiton më shumë vota mes nesh.

Qytetarët donin qeverisje të re në Dibër, Lushnje, sepse ishin shkarkuar kryetarët. Kryetarët kishin braktisur qytetin, ata do të donin një zgjidhje të re. Nëse partia katandisët për t’i rënë në sy kryetarit, kjo parti s’ka më ecuri. Zoti Berisha është gjithmonë presidencial në sjellje. Unë s’kam surpriza prej tij. Po sqaroj demokratët dhe po i them që të mos tërhiqen nga pasioni. Masën e demokratëve ai e ka me vete. Kësaj i bëj thirrje, ai e ka masën e demokratëve me vete, por puna është mos e mbaj me vete”, u shpreh anëtari i PD.

Kadilli foli edhe për shpalljen non grata të Berishës. Sipas tij ky është një vendim politik dhe nuk ndikon në marrëdhënien e Berishës me PD. Ai konfirmoi se ish-kryeministri ka shumicën në parti, por sipas tij, duhet të lejojë një lidership të ri.

“Kam qenë i pari që i kam bërë thirrje Berishës që duke besuar se do e ndiqte personalisht, kam bërë thirrje që PD s’duhet të prishë raportet me Amerikën. Asnjëherë skam dashur ta shoh këtë çështje si një çështje që vjen nga DASH, por politik. Ata u shprehën dhe thanë që Putini është diktator, në Rusi thonë që jo. Ky është vlerësim politik i tyre. Konsideratat e mia politike s’kanë lidhje me faktin që është non grata. Për mua Berisha nuk duhet të kandidojë. Jo sepse është shpallur non grata, janë gjëra të ndara. PD duhet të prodhojë lidership të ri, pengesë është Berisha sepse ai e kontrollon partinë. Unë i bëj thirrje që ta çlirojë”, përmbylli Kadilli.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

konya escort

instagram volgers kopen volgers kopen buy windows 10 pro buy windows 11 pro