Basha: Në bazë njerëzit janë të përçarë!
Lulzim Basha i ndalur në hyrje të Kuvendit i është përgjigjur gazetarëve teksa e kanë pyetur sesi i duket situata në PD pas largimit të tij si drejtues i saj.
Basha tha se Departamenti i Shtetit konfirmoi të gjitha gjetjet për blerjen e votave.
“Raporti i DASH për përdorimin e instrumenteve të blerjes së votave dhe të gjitha gjetje e OSBE u rikonfirmua nga Departamenti i Shtetit. Tani u konfirmua edhe pastrimi parave. Në këtë moment demokratët duhet të mbrojnë interesat e shqiptarëve duke insistuar që përgjegjësit kryesor të mbahen përgjegjës. PD e nisi këtë sezon me disa akte veprime si Komisionet parlamentare hetimore propozimet për uljen e TVSH për shportën, por ashtu edhe Vettingun e politikanëve”, tha Basha.
Më tej ai shtoi se ka zhvilluar takime në terren dhe se nuk ka parë frymë përbashkuese.
“Unë vij nga shumë takime në terren me demokratët dhe shoh që nuk ka frymë përbashkuese, por përçarëse nga një grup njerëzish që kanë vendosur interesat e Berishës dhe te tyret mbi interesat e demokratëve. Largimi im nuk ka shërbyer aspak për të bashkuar demokratët, por është përfituar për të vijuar frymës përçarëse me frymën që ‘kush nuk bashkohet me mua shpallet kulak’, siç po bën me Alibeaj”, tha Basha.
“Ka një trupë të vjetër sa vetë qytetërimit, ku nuk ke zgjidhje, ofroi popullit cirk. Ajo që përmendët ju nga goja e 3 dinozaurëve, është që të prodhojnë cirk, por askush prej tyre nuk ofron zgjidhje. Unë qëndroj për një kulturë tjetër politike”.
Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratës së Edi Ramës i cili gjatë Kongresit të PS tha se i ka dërguar një mesazh duke e paralajmëruar se PD do të shkojë në këtë situatë, por tha se kishte gabuar vetëm me vitin.
Basha tha se kjo nuk është e vërtetë dhe se me Ramën ka komunikuar vetëm dy herë, me dy mesazh ngushëlluese për dy humbje respektive që kanë pasur në familje.
“Është gënjeshtër deklarata e Ramës, ka pasur komunikim për dy ngushëllime, këto kanë qenë komunikimet e mia me Ramën. Treshja e tranzicionit hedh gënjeshtra për të hequr vëmendjen. Si mund të kesh një politikë që i shërben njerëzve, kur ato vijnë me vota të blera nga figura të krimit të organizuar. Siç ishte publikuar sot një grup njerëzisht që kontrollonin mbi 65% të pasurive të shqiptarëve. Ka një trupë të vjetër sa vetë qytetërimit, ku nuk ke zgjidhje, ofroi popullit cirk. Ajo që përmendët ju nga goja e 3 dinozaurëve, është që të prodhojnë cirk, por askush prej tyre nuk ofron zgjidhje. Unë qëndroj për një kulturë tjetër politike. Në aspekte të veçanta ia kemi dalë me sukses. Është koha që kjo kulturë e re politike të zërë rrënjë. është koha kur kjo kohë tranzicioni të marrë fund, ndaj unë do bëj gjithçka. Jo vetëm për këta demokratë që e shohin se si PD për shkak të luftës së brendshme s’po jep maksimumin, por është përfshirë në një hapje plagës në zemrat dhe mendjet e demokratëve, kjo duhet të marrë fund. Demokratët duhet të bashkohen rreth vlerave. PD është e gatshme që bashkë me një brez të rinj shqiptarësh, që mos t’i dorëzohen fatit të tyre, është që ti jepet fund këtij cirku me thashetheme kur thonë; ‘ky çoi këto sms, apo tha kështu’. Ne i ofrojmë platformë moderne të politikaneve që i ofrojnë zgjidhje, pasi kanë dhënë diagnozën. Të ofrojmë diagnozën për të dalë nga kjo gjendje. është përgjegjësi e qeverisjes që mos ta lejojë vendin dhe shqiptarët për t’u varfëruar në mjerim. Do ishte humbje kohe që ti rikthehemi dhe një herë. Demokratët e sakrificës, që dua t’i përshëndes, janë aty se besojnë se PD e vlerave, është alternativa e vetme për të dalë nga kjo situatë, por duhet të kthehet për njerëzit dhe jo si ata që kanë gjithcka personale”, tha ai.
Basha shtoi më tej se; “Kam qenë në krah të demokratëve, në çdo ditë dhe çdo forum. Personalizimi është sëmundja më e keq në politikë. As unë dhe askush, nuk ka në dorë që të bëjë të zezën të bardhë dhe të bardhën të zezë. Por duhet të jemi të vërtetë me qytetarët, se si do të ecim përpara, të grumbullojmë forca për të ecur para. ia kam thënë dhe vazhdoj ta them; e keni parë se unë nuk kam munguar në asnjë çast kur kam pasur para mediat, për të thënë troç mendimin tim. Por përpjekja për të zhvendosur vëmendjen e publikut te një interes personal i një njeri, vjen me kostot të madhe. Unë nuk kam ndërmend që të bëhem pjesë e kësaj loje. Për 1 javë do heqim këtë, do bëjmë atë, por asgjë nuk ndodh. E gjitha është një vorbull e sajuar për interesat personale të një njeriu.”.
Propozim për zgjidhjen e krizës e keni bërë. A do merrni pjesë në mbledhjen e radhës të grupit?
në çdo mbledhje të grupit parlamentar do të jetë axhendat që u shkelën me këmbë dhe që u bën shkak ai që e solli në këtë gjendje PD, në çdo mbledhje që nuk ka axhendë të tillë, s’ka arsye që mos të jem pjesë. Por siç e keni për, në këto dy mbledhjet e fundit, energjitë e grupit kanë keqpërdorur në interes të një personi. Prania ime në një sesion ku një i paftuar vjen aty dhe sillet me arrogancë, se kush nuk më pranon, është armik në interes të popullit. do të ishte e gabuar dhe tradhti ndaj interesave të demokratëve.
A duhet të nisin hetimet për personat e shpallur non-grata nga SHBA?
Normalisht po. Kjo është një pyetje që i jam përgjigjur dhe më parë. Nuk ka nevojë të shtjellohet shumë. nëse ka një akuzë kaq të rëndë, detyra e drejtësisë do të kishte qenë që të hetohej prej kohësh dhe ti jepej përgjigje këtyre akuzave.
A e keni marrë vizën për në SHBA?
Zoti Escobar më ka ftuar për një vizitë në SHBA, ftesë që e kam pranuar në cilësinë e kryetarit të PD, Zhvillimet kanë qenë të vrullshme. Unë do të vazhdoj kontaktet e ngushta me SHBA, duke hedhur pishtë çdo trillim dhe shpifje që synon të baltos apo të nxijë këtë betejë parimore që po e bëj për shqiptar.
Kam pasur një vizë prej kohësh. Nëse do më duhet një vizitë, do e kërkoj dhe do e marr.