Aktualitet

Legalizimi i kanabisit, Berisha ngre alarmin: Do shohim drogim masiv të të rinjve

Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi se do të ketë një drogim masiv të të rinjve me legalizimin e kanabisit mjekësor në vend.

“Mesazhi që dërgon ky drejt fqinjëve tanë është se do të legalizojë kanabisin. Paçka se vetëm Italia mund të shpenzojë për mbrojtjen e qindra në mos miliarda euro. Në vitin 2012-2011 Italia pati hequr kontrollin e kufiri të saj në raport me Shqipërinë sepse flukset ishin ndër më minimalet. Sot kthehet në licensë për çdo familje shqiptare që tundohet nga lakmia për të mbjellë kanabisi, unë e kuptoj që licensat do ia japë klientelës, por në një vend ku ligjin e ka në dorë krimi , mos u çuditni ku një ditë t shihni plantacionet e vreshtave , mollëve , t’u vihet zjarr dhe të mbillet kanabis. Kanabis dhe ky vendim e bën Shqipërinë vend problematik për sigurinë e rajonit, dhe shton investimet dha financime të grupeve të organizatave kriminale dhe terroriste.. Unë u bëj thirrje shqiptarëve të kundërshtojnë dhe të mos mbështesin një politikë shkatërrimtare. Me legalizimin e kanabis hiqet çdo barrikadë”, tha Berisha. Me legalizimin e kanabisit të hiqet çdo barrikadë, për drogat e rrezikshme, Do shohim drogim masiv të të rinjve dhe popullatës. Një bimë analoge e tillë nisi të legalizohej Jemeni. Çfarë pësoi Jemeni, një shkatërrim të plantacioneve të kafesë dhe zëvendësimin e saj me kanabisin. Shqipëria ka çdo mrekulli.”, tha Berisha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania